CAFÉ POS · CAF

REA Bar & Kafe

Modul i ndërtuar për shërbim të shpejtë në bar-kafe: porosi të shpejta, tavolina, takeaway, pagesa, turne dhe raportim i qartë për operacionet e përditshme.

SHITJE E SHPEJTË & E KONTROLLUAR

Për ambientet ku ritmi është i lartë, por kontrolli duhet të mbetet i thjeshtë.

REA Bar & Kafe është projektuar për operacione me volum të lartë dhe vendimmarrje të shpejtë në banak ose në tavolina. Ai organizon shitjet, takeaway-n, tavolinat, pagesat dhe raportet, ndërsa në ambientet hoteliere mbështet edhe kalimin e konsumit te dhoma.

Çfarë menaxhon moduli

Banaku & tavolinatPunon si për shërbim të shpejtë në banak, ashtu edhe për tavolina në ambientet e bar-kafes.
Takeaway & pagesaMbështet shitje të shpejta, pagesa të menjëhershme ose të kombinuara dhe mbyllje të qartë të transaksionit.
Turne & raportimNdihmon menaxhimin e turneve, xhiros, anulimeve dhe kontrollin e shitjeve sipas operatorit.
Lidhje me hotelinKur kërkohet, konsumi i klientit mund të kalojë si Charge to Room.
FUNKSIONALITETET

Pikat kryesore operative në bar-kafe

Moduli fokusohet te shpejtësia e shërbimit pa humbur kontrollin mbi arkën dhe raportimin.

01

Shitje në banak

Për porositë e drejtpërdrejta, operatori mund të regjistrojë shitjen shpejt dhe ta mbyllë menjëherë me formën përkatëse të pagesës.

Rrjedhë e shpejtë POSFaturim i menjëhershëmI përshtatshëm për volum
02

Tavolina & porosi

Për ambientet me ulëse, moduli mban gjendjen e tavolinave dhe lejon shtim porosish gjatë qëndrimit të klientit.

Statuset e tavolinësShtim porosishMë pak gabime operative
03

Takeaway & porosi të shkurtra

Porositë takeaway ndahen qartë nga shërbimi në tavolinë, duke thjeshtuar menaxhimin e ritmit të punës.

Rrjedhë e ndarëShërbim më i shpejtëKontroll më i mirë i radhës
04

Raporte & turne

Në fund të turnit menaxheri ka pamje të qartë të xhiros, pagesave, anulimeve dhe performancës sipas operatorit.

Raporte sipas turnitKontroll i arkësPamje sipas përdoruesit
WORKFLOW

Si funksionon në praktikë

Përdorimi i përditshëm mbahet i thjeshtë që stafi të punojë shpejt dhe menaxheri të ketë të dhëna të sakta.

HAPI 1Zgjidh formën e shitjes

Banak, tavolinë ose takeaway sipas mënyrës së shërbimit.

HAPI 2Regjistro porosinë

Shto artikujt dhe ndrysho sasitë kur klienti kërkon plotësime.

HAPI 3Mbyll pagesën

Paguhet cash, card ose në formë të kombinuar sipas politikës së biznesit.

HAPI 4Analizo rezultatin

Shitjet, xhiroja dhe performanca shihen menjëherë në raporte.

KONTROLL & INTEGRIME

Kontroll i përditshëm dhe lidhje me pjesën tjetër të platformës

Bar-kafeja mund të funksionojë si modul më vete ose si pjesë e një strukture më të madhe hospitality.

CONTROL

Pagesa & raportim

Çdo shitje regjistrohet qartë sipas operatorit, orarit dhe turnit, duke ndihmuar kontrollin e xhiros dhe mbylljen ditore.

Raporte ditoreKontroll i pagesaveMbyllje turni
CONTROL

Charge to Room

Nëse bar-kafeja është pjesë e hotelit, konsumi i klientit mund të faturohet te dhoma përmes PMS-it.

I përshtatshëm për hotelFolio i centralizuarMë pak poste manuale
CONTROL

Strukturë e pastër për stafin

Moduli ruan thjeshtësi në përdorim, çka është thelbësore për operatorët që duhet të shërbejnë shpejt gjatë fluksit.

UI e qartëMë pak hapa operativeTrajnim më i lehtë

I ndërtuar për ritëm të lartë dhe shërbim të shpejtë.

REA Bar & Kafe është zgjedhje e përshtatshme për bare, kafene, lounge dhe kënde shërbimi hoteliere që duan shpejtësi në shitje, kontrolle të qarta në turn dhe raporte të menjëhershme.

Kërko prezantim