F&B POS · RST

REA Bar & Restaurant

Sistem i dedikuar për sallën, kuzhinën dhe barin, i ndërtuar për të kontrolluar porositë, prodhimin, pagesat dhe konsumin e inventarit në një rrjedhë të vetme operative.

OPERACIONI NË SALLË

Nga tavolina te kuzhina — çdo porosi kalon me rrjedhë të qartë dhe pa humbje informacioni.

REA Bar & Restaurant është projektuar për ambientet F&B ku shërbimi në sallë, komunikimi me kuzhinën/barin dhe kontrolli i inventarit duhet të funksionojnë bashkë. Moduli mbështet tavolina, rezervime, porosi me artikuj dhe komente, ndarje fature, pagesa të pjesshme, printerë prodhimi dhe lidhje me hotelin për Charge to Room.

Çfarë mbulon moduli

Tavolina & rezervimeMenaxhon statuset e tavolinave, rezervimet sipas emrit/orës dhe ndihmon stafin të organizojë shërbimin në sallë.
Porositë operativeKrijim porosie, shtim/heqje sasish, shënime për kuzhinë, artikuj të veçantë dhe kontroll i porosisë para pagesës.
Kuzhinë & barDërgon porositë automatikisht te printeri i duhur sipas repartit, duke ulur gabimet në prodhim.
Pagesa & faturimNdarje fature, pagesa të kombinuara, pagesa të pjesshme dhe mbyllje e kontrolluar e turnit.
FUNKSIONALITETET

Funksionet kryesore të punës në restorant

Këto janë zonat kryesore që moduli organizon gjatë shërbimit të përditshëm.

01

Salla & tavolinat

Tavolinat mund të kalojnë nga FREE në OCCUPIED, RESERVED ose OUT. Kjo i jep stafit një pamje të qartë të disponueshmërisë dhe të ngarkesës operative.

Statuset e tavolinësRezervim me emër dhe orarTakeaway si rrjedhë më vete
02

Porosia e klientit

Kamerieri mund të shtojë artikuj, të ndryshojë sasi, të heqë artikuj, të lërë komente dhe të dërgojë porosinë në kuzhinë/bar sipas repartit.

Sasi + / -Komente operativeDërgim sipas printerit
03

Pagesat dhe mbyllja

Në fund të konsumit moduli mbështet pagesa cash, card apo të kombinuara, ndarje fature dhe pagesa të pjesshme për tavolina me disa klientë.

Split billPartial paymentShumë forma pagese
04

Inventari & recetat

Artikujt lidhen me recetat për të zbritur automatikisht lëndën e parë. Nëse nuk ka stok, moduli mund të bllokojë shitjen.

Zbritje automatike stokuBllokim në mungesë stokuKosto më e kontrolluar
WORKFLOW

Rrjedha tipike e punës

Nga hyrja e klientit deri te raporti i fund-turnit, procesi ecën në hapa të qartë.

HAPI 1Hap tavolinën

Stafi zgjedh tavolinën ose rezervimin dhe nis porosinë për klientin.

HAPI 2Dërgo prodhimin

Artikujt kalojnë te kuzhina ose bari me komente operative, pa përcjellje manuale.

HAPI 3Shërbe & përditëso

Nëse tavolina shton artikuj të rinj, porosia plotësohet pa humbur historikun e kontrollit.

HAPI 4Mbyll faturën

Bëhet pagesa, printimi i faturës dhe mbyllja e qartë e tavolinës për raportim dhe turn.

KONTROLL & INTEGRIME

Kontroll, raporte dhe lidhje me hotelin

Përveç shitjes në sallë, moduli ndihmon kontrollin menaxherial dhe lidhjen me departamente të tjera.

CONTROL

Charge to Room

Për ambientet që operojnë brenda hotelit, konsumi i restorantit mund të kalojë në folio-n e dhomës dhe të mblidhet gjatë check-out-it.

Lidhje me PMSKalimi i konsumit te folioMë pak poste manuale
CONTROL

Raportim operativ

Shitje sipas artikullit, kamarierit, turnit, tavolinës ose periudhës ndihmojnë kontrollin ditor dhe krahasimin e performancës.

Raporte sipas përdoruesitShitje sipas periudhësKontroll i turnit
CONTROL

Kontroll i prodhimit

Me ndarje sipas printerëve dhe recetave, menaxheri sheh qartë çfarë u shit, çfarë u prodhua dhe çfarë stoku u konsumua.

Printerë sipas repartitLidhje me recetatAnalizë e konsumit

Restorant, kuzhinë dhe pagesa në një rrjedhë të vetme operative.

REA Bar & Restaurant është i përshtatshëm për restorante hoteli, restorante të pavarura dhe ambiente F&B që duan kontroll të qartë mbi tavolinat, prodhimin, shërbimin dhe inventarin. Prezantimi mund të fokusohet te rrjedha reale e sallës suaj.

Kërko prezantim