FINANCE · FIN

REA Financa

Modul financiar për kontabilitet, arkë / bankë, TVSH, dokumente, rakordime dhe kontroll të rezultateve, i përshtatshëm për aktivitete hospitality dhe biznese me disa qendra operacionale.

KONTROLL FINANCIAR

Nga dokumenti dhe pagesa te rakordimi, pasqyra dhe raporti menaxherial.

REA Financa organizon anën financiare të biznesit duke mbuluar dokumentet, arkën, bankën, TVSH-në, deklarimet e brendshme, rakordimet dhe analizën e rezultateve. Moduli është i rëndësishëm sepse bashkon të dhënat që vijnë nga operacionet e hotelit, F&B, retail-it dhe shërbimeve të tjera në një pamje më të qartë për kontroll dhe vendimmarrje.

Çfarë mbulon REA Financa

Dokumente & regjistrimeNdihmon menaxhimin e dokumenteve financiare dhe të regjistrimeve bazë që lidhen me aktivitetin.
Arkë & bankëMbështet menaxhimin e arkës dhe lëvizjeve bankare për kontroll më të mirë të likuiditetit.
TVSH & rakordimeLehtëson ndarjen sipas normave të TVSH-së dhe rakordimin me shitjet e operacionit.
Pasqyra & analizaOfron bazën për pasqyra, raporte menaxheriale dhe kontroll financiar periodik.
FUNKSIONALITETET

Elementet kyçe të modulit financiar

Moduli nuk është thjesht regjistrim dokumentesh, por një shtresë kontrolli mbi të gjithë biznesin.

01

Arkë, bankë & pagesa

Mundëson ndjekjen e hyrje-daljeve, pagesave, arkave operative dhe lëvizjeve që ndikojnë cash-flow-n e biznesit.

Kontroll i arkësLëvizje bankarePamje më e qartë e fluksit
02

Dokumente & TVSH

Shitjet dhe shpenzimet organizohen në dokumente të qarta me trajtimin përkatës të TVSH-së sipas aktivitetit.

Norma të ndryshme TVSHDokumente të strukturuaraBazë për deklarim
03

Rakordim me operacionin

Të dhënat nga moduli hotel, restorant, bar-kafe apo retail mund të përdoren për rakordim më të shpejtë me financën.

Më pak punë manualeLidhje me operacioninMë shumë saktësi
04

Raportim & P&L

Rezultati financiar mund të lexohet më mirë përmes raporteve, krahasimeve dhe ndarjes sipas qendrave operative.

Raporte periodikeAnalizë e rezultatevePamje menaxheriale
WORKFLOW

Rrjedha nga operacioni te financa

Qëllimi është që shitjet dhe shpenzimet të mos mbeten të shpërndara, por të përfundojnë në kontroll financiar të lexueshëm.

HAPI 1Mblidh të dhënat

Shitjet, pagesat dhe dokumentet regjistrohen ose vijnë nga modulet operative.

HAPI 2Klasifiko & rakordo

Transaksionet ndahen sipas llojit, TVSH-së dhe qendrës operative.

HAPI 3Kontrollo lëvizjet

Arka, banka dhe dokumentet krahasohen me aktivitetin real.

HAPI 4Lexo rezultatin

Raportet financiare përdoren për vendime, korrigjime dhe analizë të performancës.

KONTROLL & INTEGRIME

Për disiplinë financiare dhe pamje më të qartë të biznesit

Në një platformë hospitality, financa duhet të jetë shtresa që bashkon të dhënat nga të gjitha operacionet.

CONTROL

Rakordim i centralizuar

Me një bazë të përbashkët të të dhënave, është më e lehtë të krahasohen shitjet, pagesat, stokut dhe dokumentet.

Më pak spreadsheet-e të ndaraMë pak kontrolle të dyfishtaPamje e centralizuar
CONTROL

TVSH sipas aktivitetit

Kur biznesi ka linja të ndryshme me norma të ndryshme TVSH-je, moduli ndihmon ndarjen dhe kontrollin e saktë të tyre.

Akomodim / F&B / shërbimeMë shumë saktësiBazë për deklarime
CONTROL

Raportim për drejtimin

Menaxhmenti merr informacion më të qartë mbi shitjet, kostot, marzhet dhe performancën e qendrave operative.

Kontroll periodikVendimmarrje më e shpejtëP&L më i lexueshëm

Financa që lidhet me operacionin, jo financë e shkëputur nga realiteti.

REA Financa është ndërtuar për biznese që duan të kontrollojnë më mirë dokumentet, arkat, TVSH-në, rakordimet dhe rezultatin financiar duke e lidhur këtë kontroll me operacionet e përditshme të biznesit.

Kërko prezantim